Ballina Aktualitet Lajme NISMA E TË RINJVE TË KONDOVËS, “BËJE SOFRËN E DIKUJT, ASHTU SIÇ...

NISMA E TË RINJVE TË KONDOVËS, “BËJE SOFRËN E DIKUJT, ASHTU SIÇ E KE SOFRËN TËNDE” (VIDEO)

“Bëje sofrën e dikujt, ashtu siç e ke sofrën tënde”. Kjo është thirrja që rinia e Kondovës ia bën bashkëfshatarëve të tyre. Me të hyrë në muajin e Ramazinit, ata kanë nisur të mbledhin para për t’iu ardhur në ndihmë familjeve skamnore. Për t’ia arritur qëllimit, në disa lokale të Kondovës, ata kanë vendosur kuti për grumbullimin e parave.

“Është një iniciativë qw për herë të parë është ndërmarrë në Kondovë nga ne në mënyrë shoqërore dhe rinia e Kondovës. Shpresojmë që të vazhdojë kjo si traditë tek ne, që çdo vit gjatë muajit të Ramazanit të ketë iniciativë për ndihmë ndaj të varfërve”, tha Ridvan Huneli, Nismëtar.

Mjetet që do të grumbullohen, do të shkojnë në dy ose tre familje në nevojë, tha Ridvani, duke na treguar se nisma e tyre është mirëpritur nga banorët e Kondovës, dorëdhënia e të cilëve nuk ka munguar. Drejtori i shkollës së fshatit na tha se gjendja e rëndë ekonomike e disa familjeve në këtë fshat, i ka nxitur të rinjtë e këtij vendi për të ndërmarrë një aksion të këtillë bamirësie.

“Është për t’u përshëndetur që rinia bën aktivitete dhe mendoj se kjo do të ketë sukses të madh. Shpresojmë që kjo të vazhdojë në të ardhmen, të mos ndalet, duke e ditur gjendjen dhe situatën e njerëzve në Komunën tonë, të cilët shumica janë në gjendje të varfërisë, pra të jemi edhe ne më afër me të varfërit”, u shpreh Mensur Jakupi, drejtor i shkollës në Kondovë.

Jakupi thotë se të tilla vepra janë të nevojshme dhe shpreson që kësoj lloj nismash të ndërmrren çdo vit. Kondova është fshat në rrethin e Shkupit dhë numërron rreth 3500 banorë.

Përgatiti: BESIR ARIFI

@tn.lajmelokale
@tetovanews