Ballina Aktualitet Lajme Nesër fjalët përmbyllëse për rastin “Tank”

Nesër fjalët përmbyllëse për rastin “Tank”

Nesër në gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Tank”.

Ky rast ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski.

Në seancën e fundit gjyqësore, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski tërhoqën propozimet për të dhënë mbrojtjen e tyre prandaj gjykatësja Dobrilla Kacarska u kërkoi avokatëve të përgatisin fjalët përmbyllëse.

@tn.lajmelokale
@tetovanews