Ballina Aktualitet Kosovë Nëntë familjet e “izoluara” të Gjyrishecit, në shkollë shkojnë vetëm 3 nxënës

Nëntë familjet e “izoluara” të Gjyrishecit, në shkollë shkojnë vetëm 3 nxënës

Gjyrisheci, fshati malor i Gollakut, i cili gjendet në brezin kufitar me Serbinë, po boshatiset.

E njëra ndër arsyet është mungesa e rrugës, që i lë banorët e izoluar. Ata për të blerë krip e sheqer duhet të udhëtojnë 5 kilometra rrugë të ‘prishur’ deri në Kamenicë, raporton rtv21.

Nga 50 familje sa kanë jetuar në këtë fshat para lufte, tash kanë mbetur vetëm nëntë sosh. Rruga e dëmtuar dhe e pakalueshme është problemi kryesor i banorëve të Gjyrishecit. Familjet e izoluara jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.

“Kem ni rrugë të pakalueshme, rreth 5 kilometra. Rruga është katastrofë e ky është shkaku, rruga është arsye që duhet me ikë prej ktu”, thotë një banor.

Shkolla e këtij fshati ka vetëm tre nxënës e mësuesi duhet të udhëtojë 5 kilometra për t’i mësuar ata.

@tn.lajmelokale
@tetovanews