Ballina Argëtim Kuriozitete Momenti shqetësues gjatë garës, kur demi nuk ka më fuqi! (Video)

Momenti shqetësues gjatë garës, kur demi nuk ka më fuqi! (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet një dem që rrëzohet në rrugë, pasi ai “shkundet” në agoni, para se të ngordhte gjatë një vrapimi demash në Villareal të Spanjës.

Në videon e Daily Mail shihet demi duke luftuar për të marrë veten gjatë ngjarjes ‘bou al carrer’ përpara se të binte në tokë.

Dhe me gjithë tentimin e njerëzve për ta ndihmuar që të zgjohet, ai e ka të vështirë , duke u rrëzuar përsëri dhe përsëri,transmeton Daily Mail.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta, jo vetëm në rrjetet sociale, nga të cilat kërkohet ndalimin e këtyre garave.

Dhe një organizatë ka planifikuar një marshim-protestë përmes madridirt këtë të diel.

Organizatorët shpresojnë të mbledhin më shumë se 30,000 protestues nga 180 grupe aktivistësh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews