Ballina Top Lajm Media të njohura ndërkombëtare i japin jehonë dënimit të Gruevskit

Media të njohura ndërkombëtare i japin jehonë dënimit të Gruevskit

Dënimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg, për lëndën e PSP-së, “Tanku”, shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare me emër, si “Washington Post”, “BBC”, e Deutsche Welle”, apo edhe “Reuters”.

“Washington Post” shkruan se gjykata vendosi që Gruevski, si kryeministër në periudhën 2006-2016, ka ndikuar ndaj personave zyrtar në blerjen e një mercedesi me vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Gazeta thotë se Gruevski kishte mohuar çfarëdo lloj pune joligjore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Deutsce Welle” shkruan se Gruevski kishte kërkuar nga ministresha Gordana Jankulloska që të blehet vetura luksoze, dhe se do të mbetet në liri deri në plotfuqinë e vendimit.

“Reuters” shkruan se Gruevski është konsideruar fajtor për ndikim në komision tenderues për të mbështetur një furnizues veturash Mercedes, në këmbim të favoreve të furnizuesit.

Ndërsa “BBC” shkraun se prokuroria përdori përgjimet e paligjshme për të dëshmuar se Gruevski kishte ndikuar te komisioni tenderues për mbështetje të një furnizuesi veturash mercedes, për të blerë një të tillë për përdorim personal të tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews