Ballina Suplement Ekonomi Maqedoni, prej nesër shtrenjtim i ri i derivateve

Maqedoni, prej nesër shtrenjtim i ri i derivateve

Prej nesër hyn në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtim të ri të derivateve për dy denarë për litër, njofton Portalb.mk.

Me këtë shtrenjtim, çmimi i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 70 denarë, ndërkaq i EUROSUPER BS 98 71.5 denarë për litër. Dizeli prej nesër do të kushtojë 62 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL 1) do të shitet për 50.5 denarë për litër.

Ndryshe, çmimet e derivateve në Maqedoni, për 1 vit janë rritur për 11 denarë.

VIDEO bonus:
Loading...