Ballina Aktualitet Lajme Ligji për “kazinotë” i papranueshëm për partitë politike, paralajmërohen amendamente

Ligji për “kazinotë” i papranueshëm për partitë politike, paralajmërohen amendamente

Të gjitha partitë politike, pa përjashtime, kundërshtojnë propozim ligjin për lojërat e fatit. Edhe pse propozim-ligj i ri gjendet në Regjistrin Elektronik të Rregullave të Maqedonisë i hapur për debat, thuajse të gjitha partitë kanë paralajmëruar ndryshime ose ri-përpilim të një ligj të ri për këtë çështje. Problemi kryesor mësohet të jetë distanca e kazinove dhe bastoreve nga objektet shkollore. Propozim-ligj i ri parasheh që kazinot dhe bastoret të mos jenë më afër se 100 metra nga objektet shkollore, ndërsa partitë politike dhe qytetarët kërkojnë që objektet që kanë karakter të lojërave të fatit, të dislokohen sa më larg shkollave dhe shesheve të qyteteve, edhe atë 2 deri në tre kilometra në dalje të qyteteve.

Duke marrë parasysh faktin që dje në protestë prej liderëve të partive ishte vetëm Bilall Kasami, kjo dëshmon se si Lëvizje Besa jemi të shqetësuar për fenomenin e hapjeve të kazinove vend e pavend, për pjesën e ligjit në mbledhjen e parë të kryesisë do të shqyrtohet dhe do të iniciojmë ndryshime – thonë nga Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit.

Çështja e bastoreve dhe kazinove ka marrë përmasa shqetësuese. Institucionet duhet të ndërmarrin masa urgjente. Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi duke përgatitur propozim-ligj për ndryshimin e ligjit për lojërat e fatit – njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Është një fenomen të cilin e kundërshtojmë fuqishëm për pasojat e dëshmuara negative ndaj shoqërisë, e sidomos ndaj të rinjve. Për këtë çështje do të përgatisim edhe një propozim-ligj, për të cilin aktualisht jemi në fazë të konsultimeve dhe të analizave komperative se si është zgjidhur kjo çështje në vendet më demokratike – deklarojnë nga BESA e Gashit.

Po e analizojmë propozim-ligjin e lojërave të fatit. Vërejtët eventuale në të cilat do të hasim, do i shpalosim në procedurën e mëtutjeshme – shprehen nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga Qeveria thonë propozim-ligji është ende i hapur për ndryshim dhe se pas 20 ditëve, do të shqyrtohen dhe filtrohen të gjitha propozimet. Më pas, do të përpilohet draft version i cili do tu dorëzohet komisioneve qeveritare. I njëjti pritet që të kalojë edhe në seancë qeveritare. Me propozim të Qeveris, propozim-ligj do të del edhe para deputetëve në Kuvend. Gjatë gjithë kësaj procedure, të gjithë faktorët do të kenë mundësi për të propozuar ndryshime të ligjit. Ligji i ri rrit dënimet dhe është më rigoroz se ai i kaluari. Për dukurinë e shpeshtimi të kazinove në afërsi të shkollave dhe shesheve, dje u në Tetovë u organizua protestë masive, në të cilën morën pjesë edhe vetë udhëheqës të institucioneve të ndryshme.

Besian Leka

@tn.lajmelokale
@tetovanews