Ballina Bota Liderët koreanë zhvillojnë një samit të panjoftuar

Liderët koreanë zhvillojnë një samit të panjoftuar

Liderët e Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut zhvilluan sot një samit në Panmunjom, njoftoi sot presidenca koreano-jugore, ndërkohë që nuk ka patur asnjë njoftim të mëparshëm për këtë takim.

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidenti koreano-jugor, Moon Jae In u takuan në kufirin që ndan dy vendet.

Në samitin historik të prillit, ata ranë dakord të vazhdonin axhendën paqësore, përfshirë një gadishull pa armë bërthamore dhe dhënien fund zyrtarisht të Luftës së Koreve.

Ky samit vjen pas anulimit të samitit të qershorit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kim Jong Unit./ atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews