Ballina Aktualitet Lajme LËVIZJA BESA NDËRPRET BISEDIMET ME ZAEVIN PËR HYRJEN NË QEVERI

LËVIZJA BESA NDËRPRET BISEDIMET ME ZAEVIN PËR HYRJEN NË QEVERI

Sot nga Lëvizja BESA njoftojnë se i kanë ndërprerë të gjitha bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev lidhur me kyçjen e Lëvizjes BESA në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe thonë se pasi që ky proces i negociatave po vazhdon më shumë se katër muaj pa një epilog konkret, vlersojmë se tashmë janë tejkaluar të gjitha limitet kohore dhe duke mos dashur që Lëvizja BESA të mbetet peng i kalulimeve teknike të shumicës parlamentare, duke nisur nga sot i ndërprejmë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes BESA në qeverinë e Maqedonisë.

“Ne kemi menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI si një pjesë e ish regjimit të Nikolla Gruevski, mirëpo për fat të keq duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore”.

Gjithashtu shtojnë se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë opozitë konstruktive duke ngritur zërin ndaj çdo veprimi të gabuar politik të Qeverisë si dhe duke inicuar dhe përkahur çdo reformë e cila do përmirsonte standardin jetësor, demokracinë e vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

@tn.lajmelokale
@tetovanews