Ballina Bota Lavrov në Korenë e Veriut për bisedime

Lavrov në Korenë e Veriut për bisedime

Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov do të vizitojë më 31 maj Korenë e Veriut, njoftohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Sipas autoriteteve nga departamentet përkatëse të dy vendeve, dy palët do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, shkruan CRI, do shkëmbejnë mendimet për gjendjen në Gadishullin Korean si dhe për çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale.

Në një forum ndërkombëtar mbajtur në Moskë më 30 maj, Lavrovi tha se përpjekja për të ndikuar në situatën e Gadishullit Korean përmes ultimatumit dhe presionit të fortë do të dështojë. Rusia, shtoi ai, mbështet ndryshimet që kanë ndodhur midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut dhe pret që bisedimet e planifikuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut të mos përfundojnë me një ultimatum. Ai shtoi se çështja e çarmatimit bërthamor në Gadishullin Korean kërkon kohë dhe se nevojiten përpjekje të vazhdueshme dhe durim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews