Ballina Aktualitet Lajme “KUVENDI EKSPRES”, SHUMË LIGJE U VOTUAN PËR NJË ORË (VIDEO)

“KUVENDI EKSPRES”, SHUMË LIGJE U VOTUAN PËR NJË ORË (VIDEO)

Me shumicë votash Kuvendi i Maqedonisë votoi Anita Angelovska-Bezhoska për guvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Nga 104 deputet, 84 prej tyre votuan PRO. Shumica parlamentare dhe opozita përkrahen propozimin e presidentit Gjorge Ivanov.

“Kjo është provë se profesionalizmi dhe puna e përkushtuar duhet të jenë kritere sipas të cilave duhet të udhëhiqemi  në vende tilla të rëndësishme, funksione, që të vinë persona që kanë merituar. E jo persona partiakë, jo me politikë servile, në raport me të cilëndo garniturë qeverisëse, por përkundrazi, angazhim profesional, i përkushtuar dhe afatgjatë, në sferën përkatëse”, tha Tomisllav Tuntev, LSDM.

VMRO, edhe përkundër votës pro guvernatores së re, kërkoi përgjigje nga  LSDM se përse u refuzua kandidatura e  ish guvernatorit, Dimitar Bogov, për një mandat të dytë.

“Kryeministri Zaev, e lëshoi topin tek ju dhe ju pyeti juve. Kështu ishin të paktën deklaratat publike se nëse Bogovi duhet ta marrë mbështetjen e shumicës parlamentare apo jo. Ju, sipas asaj që u tha nëpër media, keni thënë se z.Bogovi nuk e meriton besimin e kësaj shumice parlamentare. Qytetarët maqedonas kanë mbetur pa një përgjigje – pse dhe me çfarë argumente nuk e keni mbështetur Bogovin për guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Shumica parlamentare dhe ajo opozitare, mbështetën edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për çmimet shtetërore, me çka për herë të parë do të ndahet çmim shtetërorë për 22 nëntorin, që ndryshe njihet si dita alfabetit shqip.

“Me këtë ligj rregullohet çmimi shtetëror për një festë shumë të madhe për komunitetin shqiptar në RM-së 22 nëntorin ditën e alfabetit të gjuhës shqipe ose siç njihet tek shqiptarët, Kongresi i Manastirit”, tha Artan Grubi, BDI.

Kuvendi gjithashtu votoi  pro Propozim-vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative.
Dritë jeshile mori edhe propozim ligji për  kodin zgjedhorë, me çka u zgjatet afati për 6 muaj 7 anëtarëve të KSHZ-së.

Përgatiti: Zimer Jashari

@tn.lajmelokale
@tetovanews