Ballina Aktualitet Ekonomi Kuvendi e hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin rritjes së akcizës...

Kuvendi e hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin rritjes së akcizës së dizelit

Shumica parlamentare e ka hedhur poshtë propozimin e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të shfuqizohet rritja e akcizës së dizelit, me çka do të ulej çmimi i derivateve, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme kuvendore, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dargan Danev, ka propozuar që në rend dite të vendoset propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për akciza, duke thënë se porritet numër një i pushtetit duhet të jetë standardi i qytetarëve.

“Ka një seri indikatorësh se rritja e akcizës është në dëm të qytetarëve, ndikon në biznes, prodhimin industrial, transport, por edhe në çmimet e shitjes në pakicë. Më e rëndësishme është ndikimi ndaj kualitetit të jetës së qytetarëve. Këtë akcizë absolutisht nuk e keni premtuar në periudhën parazgjedhore”, deklaroi Danev.

Sipas tij, në vitin 2017 për 1.000 denarë mundej të blihen 21 litra dizel, ndërkaq në vitin 2018 vetëm 16 litra.

Edhe përskaj asaj, vetëm 29 deputetë votuar që propozimi të vendoset në rend dite, ndërkaq 56 të tjerë ishin kundër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews