Ballina Argëtim Kuriozitete Kur keni lindur? Njerëzit më inteligjentë lindin gjithmonë në këtë muaj

Kur keni lindur? Njerëzit më inteligjentë lindin gjithmonë në këtë muaj

Keni menduar ndonjëherë se muaji në të cilin keni lindur tregon mbi zgjuarsinë tuaj? Nëse jo, studiuesit në Amerikë kanë publikuar në “National Bureau of Economic Research”, një studim i cili thotë se fëmijët e lindur në muajin shtator janë më të zgjuar.

Shkencëtarët kanë studiuar zhvillimin konjitiv të më shumë se 1.2 milionë nxënësve të shkollave publike në Florida, midis moshës 6 dhe 15 vjeç. Ata zbuluan se nxënësit e lindur në muajin shtator, kishin një mesatare më të lartë vjetore sesa fëmijët e tjerë.

Studiuesit vunë në dukje se rezultatet e rritura mund të rriten me kalimin e kohës dhe më pas të rrisnin gjasat e studentëve të lindur në shtator për të hyrë në një kolegj të mirë. Studimi, i titulluar “Mosha e Fillimit të Shkollës dhe Zhvillimi Kognitiv”, gjithashtu shqyrtoi edhe faktorë të tjerë socioe-konomikë që mund të kontribuonin në përparimin e fëmijëve në shkollë, siç është edukimi prindëror, etnia dhe gjendja ekonomike.

Gjithashtu ata studiuan rastet e dënimeve që kanë marrë fëmijët në shkolla dhe vunë re se fëmijët e lindur në shtator, nuk përfshiheshin në ato statistika. Më të zgjuar dhe më të mençur, fëmijët e lindur në shtator janë të lindur për të fituar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews