Ballina Bota Kryeprokurori amerikan: Kërcënim serioz nga trafiku i drogës dhe korrupsioni në Ballkan

Kryeprokurori amerikan: Kërcënim serioz nga trafiku i drogës dhe korrupsioni në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, tha Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.

Në një takim zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Zagreb, ai tha se bashkëpunimi ka treguar tashmë rezultate të mira por që mund të bëhet edhe më shumë.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, trafiku i drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions.

@tn.lajmelokale
@tetovanews