Ballina Teknologji Koreja e Veriut përgjon dezertorët dhe gazetarët nëpëmjet… smartfonëve

Koreja e Veriut përgjon dezertorët dhe gazetarët nëpëmjet… smartfonëve

Një grup hakerash koreano-veriorë kanë përdorur dyqanet e aplikacioneve të Google-it për të shpërndarë viruse me anë të të cilave spiunojnë dezertorët dhe gazetarët.

Këtë e pohon Shoqata e Sigurisë Informatike, McAfee, e cila e kishte ngritur një alarm të tillë edhe në janarin e shkuar.

Ekspertët kanë pikasur tre aplikacione, një për ushqimin dhe dy për sigurinë, që pasi instalohen në smartfonët Android, lejojnë që të përgjohet përdoruesi.

Programi është projektuar për t’i dërguar grupit të hakerave, të njohur me emrin “Sun Team”, informacione personale si foto, mesazhe dhe listën e kontakteve.

McAfee bën të ditur se ka informuar si agjencinë koreane për internetin dhe sigurinë, edhe Google, që ka hequr aplikacionet nga seksioni në Play Store.

@tn.lajmelokale
@tetovanews