Ballina Bota Kokaina shpërndahet më shpejt se pica në Zvicër

Kokaina shpërndahet më shpejt se pica në Zvicër

Brenda gjysmë ore arrin në vendin e kërkuar një nga tre shpërndarës kokaine në Zvicër. Përderisa vetëm gjysma e picave arrijnë që të shpërndahen për kohën e njejtë.

Kështu ka treguar një studim i kryer nga Sondazhi global i drogës i vitit 2018.

Studimi gjithashtu ka gjetur se 40 për qind e shpërndarjeve të kokainës në Zvicër kryhen brenda ditës. Kjo nënkupton se Zvicra listohet lart sa i përket shpejtësisë së shpërndarjes së drogës nëpër shtëpi.

Rreth 130 mijë njerëz nga 40 shtete kanë marrë pjesë në këtë studim, që ka për qëllim që ta bëjë më të sigurt përdorimin e drogës, dhe të trajtojë çështjet që përfshijnë trajtimin mjekësor të rasteve të lidhura me drogë, raportojnë mediat zvicerane, përcjell KosovaPress.

Vetëm në Zvicër pjesë e studimit ishin 5 mijë e 500 vullnetarë. Nga ky grup, 15 për qind kanë thënë se kanë përdorur kokainë në 12 muajt e fundit.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se qytetet zvicerane janë në mesin e top 10 qyteteve për përdorim të kokainës./pe/

@tn.lajmelokale
@tetovanews