Ballina Argëtim Jetë & Stil Kevin rrëfen: Ja pse më tmerron filmi që më bëri të famshëm

Kevin rrëfen: Ja pse më tmerron filmi që më bëri të famshëm

Macaulay Culkin do të mbahet mend gjithmonë si ylli i filmit “I vetëm në shtëpi” por vet aktori refuzon ta shohë.

Djaloshi simpatik biond, që tani është 37 vjeç, nuk e shikon me qejf filmin si gjithë të tjerët, por frikësohet sa herë vjen periudha festive: “Nuk dal dot nga shtëpia në atë sezon, sepse është periudha e Kevinit. Të gjithë që takoj më thonë që ta shikojmë bashkë. Kjo më gëzon, por dhe më frikëson”.

I ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, Culkin tha se kur e shikon filmin nuk e shijon si gjithë të tjerët, por i kujtohen skenat kur i xhironte.

Culkin madje refuzon dhe të ribëjë pozën klasike të Kevinit të tmerruar me duart në fytyrë: “Ka kaluar ajo kohë, tani jam 37 vjeç, nuk ka më vlerë”.

Duke shpjeguar pauzën e gjatë kinematografike, Culkin tha: “Isha i lodhur. Kam bërë 14 filma në gjashtë vjet. Ishin shumë. Isha larg shtëpisë dhe larg shkollës. Kisha nevojë të rritesha dhe të zhvillohesha si njeri. E jetova ëndrrën time dhe mezi prisja të kthehesha në shkollë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews