Ballina Lajme Këta janë 2 shqiptarët e shpallur ‘rrezik publik’ dhe më të kërkuarit...

Këta janë 2 shqiptarët e shpallur ‘rrezik publik’ dhe më të kërkuarit aktualisht në Greqi

Katër të burgosur shqiptarë në Greqi ju arratisën policisë gjatë transferimit me furgon, por dy prej tyre u kapën menjëherë pas arratisjes, kurse dy të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.

Mediat greke kanë publikuar identitetin dhe fotot e dy shqiptarëve të arratisur. Ata janë Juliano Halili 35 vjeç i njohur ndryshe me emrin “Niko” dhe Alfons Ndoci.

35-vjeçari Halili është dënuar me burgim të përjetshëm. Më 29 Nëntor të vitit 2011, Halili ka vrarë me armë shqiptarin tjetër Felim Mezai 35 vjeç dhe djalin e tij të mitur rreth 3 vjeç.

Ajo ishte një vrasje e porositur për prishjen e pazareve të kokainës, ndërsa Juliano Halili ishte ekzekutori.

Kurse Alfons Ndoci është i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe traãk droge. Edhe dy shqiptarët e tjerë që u arratisën por u kapën brenda pak minutave, janë të dënuar me nga 25 vite burg secili.

Arratisja: Me furgonin e policisë së burgjeve po transferoheshin në total 11 të burgosur, mes të cilëve edhe 4 shqiptarët, shkruan Klan.tv.

Nga burgu i Koridhalos, ata do të dërgoheshin në burgun e ishullit të Kretës.

Në momentin që automjeti i policisë mbërriti në portin e Pireut për të hipur në traget, 4 shqiptarët mundën të shpëtonin dhe u larguan.

Dy prej tyre u arrestuan pothuajse menjëherë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Juliano Halili dhe Alfons Ndoci u larguan në rrugën jashtë portit.

Të njëjtët dëshmitarë i thanë policisë se ata kishin bashkëpunëtorë të jashtëm që po i prisnin me makina.

Loading...