Ballina Bota KAPET NJË TON KOKAINË E FSHEHUR NË BANANE

KAPET NJË TON KOKAINË E FSHEHUR NË BANANE

Policia gjermane dhe zyrtarë të doganave kanë kapur rreth një ton kokainë dhe kanë arrestuar 12 anëtarë të një rrjeti të trafikimit të drogave, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në shtetin e Bavarisë.

Droga kishte ardhur në Gjermani e fshehur në kuti bananesh, shkruan ATSH. “Zyrtarët e konfiskuan drogën në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen dhe në qytetin port të Hamburgut, në veri”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë.

Këto arrestime erdhën pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së drogës në supermarkete në shtetin jugor të Bavarisë në shtator të vitit të kaluar.

Në atë kohë u zbuluan pako me kokainë në 10 supermarkete, që arrinin një sasi prej 100 kilogramësh. Hetuesit besojnë se ky rrjet ka qenë i përfshirë në trafikimin e rreth 1,8 tonë drogë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Loading...