Ballina Bota Kapet 1 ton kokainë me imazhet e ‘Escobar’ dhe ‘El Chapo’

Kapet 1 ton kokainë me imazhet e ‘Escobar’ dhe ‘El Chapo’

Policia peruane ka kapur më tepër se 1 ton kokainë në Peru, pas një hetimi që zgjati rreth katër muaj.

Sasia e kokainës me vlerën e 45 milionë dollarëve, u konfiskua në qytetin bregdetar Çansej, në veri të Limës, shkruajne mediat ne Peru.

Pakot me mbështjellje plastike kishin fotografitë e dy trafikantëve famëkeqë të drogës, Jaoquin ‘Chapo’ Guzman dhe Pablo Escobar, me synimin për t’u treguar blerësve se ishte drogë e cilësisë më të lartë.

Gjatë operacionit për kapjen e drogës u arrestuan 12 të dyshuar, përfshirë dy shtetas peruanë dhe kolombianë./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews