Ballina Top Lajm Kapen mbi 53 tonë mish të prishur, vinte nga Brazili

Kapen mbi 53 tonë mish të prishur, vinte nga Brazili

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka bërë të ditur se ka identifikuar një ngarkesë me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.

Këto ngarkesa vinin nga Brazili dhe ishin të destinuara për tregun Shqiptar.

AKU thotë në një deklaratë se gjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe kthyer mbrapsht veç dy rasteve të mësipërme edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

Më tej, AKU thotë se gjatë vitit 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

Ndërsa gjatë këtij viti, nga janari deri sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre.

AKU thotë se garanton sigurinë e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews