Ballina Bota Juncker: E ardhmja e Italisë nuk varet nga tregjet e obligacioneve

Juncker: E ardhmja e Italisë nuk varet nga tregjet e obligacioneve

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi sot se e ardhmja e Italisë nuk mund të varet nga aksionet dhe tregjet e obligacioneve.

“Fati i Italisë nuk varet nga tregjet financiare”, ka thënë Juncker përmes një deklarate.

Pavarësisht se çfarë fuqie politike do të jetë në pushtet, Italia është pjesë e Bashkimit Evropian, e cila ka kontribuuar shumë në integrimin evropian”, tha Juncker. Italia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane.

Komisioni Evropian është gati të punojë me Italinë me përgjegjësi dhe respekt të përbashkët. Italia meriton respekt”, tha Juncker, raporton Reuters.

Tregjet financiare evropiane janë goditur si pasojë e trazirave politike në Itali.

Zgjedhjet e reja në këtë vend pritet të mbahen në fillim të muajit shtator, derisa parashikohet fuqizim i krahut euroskeptik italian.

Italia është duke u përballur me probleme politike pasi partitë, Pesë Yjet dhe Liga kanë hequr dorë nga tentimet për të krijuar qeverinë, pas vendimit të presidentit italian, Sergio Mattarella, për të mos miratuar propozimin e partive populiste për zgjedhjen e Paolo Savonas në pozitën e ministrit të ekonomisë.

Mattarella më pas ka emëruar ish-zyrtarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeministrit, duke i kërkuar formimin e qeverisë së re.

@tn.lajmelokale
@tetovanews