Ballina Bota Iraku në zgjedhje, të parat pas dëbimit të ISIS

Iraku në zgjedhje, të parat pas dëbimit të ISIS

Irakianët shkojnë në zgjedhje ditën e sotme për të parën herë që pas dëbimit të ISIS nga territori i vendit. Zgjedhjet do të ravijëzojnë përpjekjet për të shëruar ndasitë e thella të vendit dhe mund të vendosin në balancë pushtetin.

Tre grupet kryesore etnike dhe fetare të Irakut, shumica e arabëve shiitë, minoritetet e arabëve sunit dhe kurdët, kanë qenë përballë njëri-tjetrit prej dekadash.

15 vite pas rënies së Sadam Huseinit, vendi edhe një herë tjetër përballet me sektarizmin e tij.

“Jemi ngopur me ndarjet fetare dhe me ISIS-in,…tani të gjitha zonat janë çliruar prej tij.

Ende nuk janë zgjidhur të gjitha problemet, por nga dita në ditë, duket se situata po përmirësohet”, thotë një irakian.

Sidoqoftë, masat e sigurisë janë të larta. Zgjedhjet për kryeministrin dhe parlamentin vijnë në të njëjtën javë në të cilën presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke rritur tensionet mes dy aleatëve kryesorë të Irakut, Teheranit dhe Washingtonit.

Kushdo që do t’i fitojë zgjedhjet, përballet me sfidën e rindërtimit të vendit, ringritjes së ekonomisë dhe ruajtjen e unitetit të brishtë të Irakut.

Kryeministri Haider al Abadi, konsiderohet nga analistët se është favorit në zgjedhje, por sidoqoftë, fitorja e tij nuk është aspak e sigurt./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews