Ballina Aktualitet Lajme IMUNITETI “SHPËTON” GRUEVSKIN, DO TË GJYKOHET PËR KATËR RASTE TJERA

IMUNITETI “SHPËTON” GRUEVSKIN, DO TË GJYKOHET PËR KATËR RASTE TJERA

Edhe pse Gjykata Penale e dënoi me dy vjet burg për korrupsion në rastin “Tanku”, ish -kryeministrin Nikolla Gruevski e shpëtoi nga prangat imuniteti i deputetit.

Kodi penal në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë parashikon se “Deputeti nuk mund të dërgohet në paraburgim pa miratimin e Kuvendit, vetëm në qoftë se kapet gjatë kryerjes së ndonjë vepre penale për të cilën parashikohet burg prej të paktën pesë vitesh”. Megjithatë, ish-kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE, do të gjykohet edhe për të paktën katër raste të tjera.

“Titanik”, “TNT”,.“Trajektorja” si edhe në lëndën “Shuplakat në Komunën Qendër”.

Ish-kryeministri Gruevski nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit një ditë më parë, por u përfaqësua nga avokatët e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews