Ballina Sport Hjuston barazon rezultatin 1-1 ndaj Golden Stejtit

Hjuston barazon rezultatin 1-1 ndaj Golden Stejtit

Skuadra e Hjustonit barazoi në 1-1 serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 127-105 arritur ndaj Golden Stejtit, në takimin e dytë mes dy skuadrave finaliste. Vetëm një periudhë ka duruar skuadra kampione e Golden Stejtit, pasi më tej në fushë ka dominuar ekipi I Hjuston Rokets, që është shkëputur gradualisht nga periudha në perudhë, duke e merituar fitoren.

Gordon e Harden realizuan nga 27 pikë secili për Hjustonin, mbështetur edhe nga Taker me 22 pikë, Ariza me 19 e Poll me 16 pikë, që isin të papërmbajtshëm në parket. Për Golden Stejt u dallua Kevin Durant, me 38 pikë, ndërsa Kerri mbylli takimin me 16 pikë. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Golden Stejtit/am/

Loading...