Ballina Shëndeti Hetem Ramadani zbulon recetën ushqimore që të jetojmë mbi 100 vjet

Hetem Ramadani zbulon recetën ushqimore që të jetojmë mbi 100 vjet

Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani, tash i njohur për mjekësinë alternative, jokonvencionale, në një intervistë për një televizion në Shqipëri, ka zbuluar recetën e tij ushqimore, për të cilën thotë se nëse i përmbahemi me përpikëri, mund të jetojmë pa problem mbi 100 vjet.

Ai ka thënë se 2-3 vitet e fundit, dieta e tij bazohet në yndyra.

Kaloritë me të cilat ushqehet, përbëhen nga yndyrat në masën 70-80 %. Gjithashtu Ramadani, në mënyrë periodike, çdo muaj, kryen agjërim 4 deri në 7 ditë, pa asnjë ushqim, përveç ujit, përcjell gazetametro.net.

Ramadani thotë se edhe medikamentet, pra ilaçet mund të zëvendësohen me ushqime.
“Është e mundur që me ushqime, së pari të mos arrijmë të kemi nevojë për të përdorur medikamente dhe së dyti, po qe se jemi prekur nga sëmundjet, me regjimin që unë ndjek, mund t’i zëvendësojmë këto medikamente. Edhe babai i mjekësisë moderne, Hipokrati, 2500 vite më parë ka thënë: le të përdorim ushqimin si mjet shërimi (Let the food be our medicine. Let’s use this medicine). Nëse e pranojmë këtë paradigmë, atëherë bëhet realitet”.

Ai thotë se po t’i referohemi Shoqatës së Kardiologëve Amerikanë, e cila rekomandon konsumimin e sa më shumë frutave, drithërave etj., si dhe marrjen e sa më pak yndyrave, kjo sipas tij është vërtetuar se është regjim i gabuar.

“Prej tre vitesh, unë kam bërë ndryshime radikale, ku receptura ime (regjimi), ose më mirë të themi, burimi im i energjisë për trupin, për mitokondriat (mitochondria – mikroorganizma që kanë rolin e centralit elektrik, duke krijuar energji për qelizat) janë yndyrat. Sot mendohet se burim energjik për qelizat është glukoza dhe mendohet që trupi e truri nuk funksionojnë pa glukozë, kurse teoritë që unë kam adaptuar sipas studimeve më të reja, tregojnë se shumica e sëmundjeve kronike shkaktohen pikërisht nga përdorimi i karbohidrateve (sheqernave)”.

Loading...