Ballina Bota Harvey Weinstein dorëzohet në polici

Harvey Weinstein dorëzohet në polici

Manjati i Hollywood, Harvey Weinstein, është dorëzuar në polici në New York, ku pritet të përballet me akuzat për sulme seksuale.

Aktakuza ndaj tij ende nuk është publikuar, megjithatë mediat amerikane kanë bërë të ditur se disa prej tyre lidhen me pretendimet e aktores Lucia Evans.

Dhjetëra gra kanë shfaqur publikisht akuzat, duke përfshirë këtu edhe akuza për përdhunim, kundër regjisorit 66 vjeçar.

Weinstei që nga fillimi i skandalit vazhdimisht kishte mohuar këto pretendime, përderisa kjo shënon herën e parë që ndaj tij zyrtarisht është ngritur aktakuzë./kk/

@tn.lajmelokale
@tetovanews