Ballina Aktualitet Lajme GRUEVSKI KA PASUR 91 KËSHILLTARË DHE BASHKËPUNËTORË, PËR 1 VIT KANË KUSHTUAR...

GRUEVSKI KA PASUR 91 KËSHILLTARË DHE BASHKËPUNËTORË, PËR 1 VIT KANË KUSHTUAR 1,73 MILIONË EURO

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka pasur 91 këshilltarë dhe bashkëpuntorë të jashtëm për të cilët në vit janë ndarë 1,73 milionë euro.

Nga Qeveria e Maqedonisë njoftojnë se ndjekin parimin e transparencës, dhe të gjithë këshilltarët e kryeministrit Zoran Zaev janë publikisht të prezantuar në ueb-faqen e Qeverisë.Ndërsa, që të bëj opinioni krahasimin me punën e Qeverisë së kaluar, i prezantojnë shpenzimet e pagave për 91 këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, që kanë kapur shifrat deri në 1,73 milionë në vit./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews