Ballina Bota Greva paralizoi vendin, Presidenti i Brazilit ul çmimin e naftës

Greva paralizoi vendin, Presidenti i Brazilit ul çmimin e naftës

Presidenti Brazilian Michel Temer u detyrua të bëjë një hap prapa përballë zemërimit popullor dhe vendosi uljen e çmimit të naftës në përpjekje për t’i dhënë fund grevës së kamionistëve që ka gjunjëzuar vendin prej gati një jave.

Çmimi tani do të reduktohet me 13 cent për litër. Ai do të jetë në fuqi për 60 dite e paskësaj do të rregullohet në mënyrë të përmuajshme.

Kamionistët kanë mbajtur të bllokuara prej ditësh rrugët kryesore në mbare vendin dhe sfiduar hapur paralajmërimet e Kreut të Shtetit se do të dërgonte kundër tyre ushtrinë.

Ende nuk dihet nëse protestuesit do të zgjedhin ta pranojnë ose jo ofertën e tij.

Greva ka paralizuar jetën në një pjesë të mirë të Brazilit; radhë të gjata njerëzish janë mbledhur këto dite përpara pikave të karburantit, aeroportet kanë mungesa furnizimi te tij dhe raftet e supermarketeve kanë mbetur bosh.

Çmimi i naftës në Brazil është thuajse dyfishuar që prej vitit 2016./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews