Ballina Aktualitet Lajme Greqi, mbi 10 000 migrantë riatdhesohen vullnetarisht

Greqi, mbi 10 000 migrantë riatdhesohen vullnetarisht

Më shumë se 10 000 migrantë që kishin mbërritur në Greqi dy vitet e fundit, janë kthyer vullnetarisht drejt vendeve të tyre të origjinës, shumica në Pakistan, Irak dhe Afganistan, njoftoi sot IOM-ja (Organizata Botërore për Imigracionin).

Më shumë se tre të katërtat e përfituesve të këtyre programeve të riatdhesimit, të financuara nga BE-ja, janë burra, theksoi IOM-ja.

Bëhet fjalë për persona të riatdhesuar mes qershorit 2016 dhe prillit 2018.

IOM-ja ofron këto programe për të zhgënjyerit nga migracioni, të cilët kuptojnë se nuk mund ta rregullojnë dot situatën e tyre ose në kuadër të azilkërkuesve që janë të dekurajuar nga ngadalësimi i procedurave dhe kushtet e tyre të jetesës në qendrat ku mbahen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews