Ballina Aktualitet Lajme Gostivar – Sherr me prindërit, ia ngul thikën vetes, përfundon në klinikat...

Gostivar – Sherr me prindërit, ia ngul thikën vetes, përfundon në klinikat e Shkupit

MPB-ja ka njoftuar se dje rreth orës 16 e 15 minuta, në rrugën Nikolla Parapunov të qytetit të Gostivarit, në shtëpinë e kryefamiljarit me inicialet S.S. ka ndodhur një mosmarrëveshje familjare, kurse në një moment tensioni, fëmija i kryefamiljarit me inicialet B.S., i moshës 40 vjeç, është vetëplagosur me thikë, transmeton Tetova News.

I plagosuri është dërguar urgjentisht në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, por për shkak të plagës së rëndë është transferuar në klinikat e Shkupit.

Hetime në vendngjarje ka kryer një ekip i policisë së Gostivarit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews