Ballina Kronika Gostivar, policia gjen kokainë në një banesë gjatë bastisjes

Gostivar, policia gjen kokainë në një banesë gjatë bastisjes

Dje j rreth orës 17.00, pjestarë të policisë të Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, Stacioni policorë Gostivar, kanë kyer bastisje në banesë, në rrugën ,,Beliçica,, në Gostivar, në të cilën me qera kanë banuar A.I.31- vjeçar nga Shkupi, dhe Z.R. 34-vjeçare nga Rostushe.

Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të gjykatësit, nga personi A.I. janë gjetur dhe marë me vërtetim: 2 qese najlloni me kokain, 1 qese najlloni me marihuanë, një foli alumini, një masë e vogël e kokainës e derdhur në një tavolinë, pirunë dhe lugë me mbetje të kokainës, 4 ziper qese me mbetje të kokainës dhe fletore në të cilën kanë qenë të regjistruara iniciale dhe shuma parashë.

Gjësendet e gjetura, janë fotodokumentuar dhe do të kryhet ekspertizë, derisa A.I. dhe Z.R. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur më tutje, deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...