Ballina Bota Francë, mbi 100 të arrestuar pas dhunës së djeshme

Francë, mbi 100 të arrestuar pas dhunës së djeshme

Policia franceze dërgoi në mbajtje 109 njerëz – një ditë pasi demonstrues të maskuar thyen dritare të dyqaneve dhe dogjën makina gjatë protestave të Një Majit në Paris.

Grupet anarkiste të ekstremit të djathtë i ndryshuan drejtimin një proteste paqësore kundër reformave të punës në sektorin publik, që ka ndërmarrë presidenti Emmanuel Macron.

Policia tha se rreth 1,200 protestues të maskuar morën pjesën në demonstratën e Një Majit të sindikatave të punës.

Katër njerëz, përfshirë një polic, janë plagosur lehtë.

Autoritetet përdorën gazin lotsjellës dhe ujin, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews