Ballina Bota FBI: Rusët kanë hakuar qindra mijëra rutera përreth globit

FBI: Rusët kanë hakuar qindra mijëra rutera përreth globit

FBI ka paralajmëruar të premten se hakerat rusë kanë kompromentuar qindramijëra kompjuterë shtëpiash dhe zyrash, nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme, përreth globit.

Autoritetet në SHBA u kanë kërkuar pronarëve të firmave të ndryshme të ruterave që të ristartojnë dhe të marrin përditësimet e reja për të qenë të mbrojtur.

Paralajmërimi është pasuar edhe nga një urdhër gjykate që i jepte dritën jeshile FBI-së që të sekuestronte një uebsajt që hakerat po planifikonin ta përdornin për të udhëzuar ruterat e lidhur me kompjuterë të ndryshëm përreth globit

Pajisje të prekura nga këta hakera janë evidentuar në më tepër se 50 shtete, shkruan Reuters./Top Channel

@tn.lajmelokale
@tetovanews