Ballina Bota E dhimbshme: Njeriu që ia kanë mbuluar tumorët fytyrën

E dhimbshme: Njeriu që ia kanë mbuluar tumorët fytyrën

Një 54-vjeçar në Indi është prekur nga tumoret, të cilët i pamundësojnë të ha dhe të flasë.

Subhash Chand nga Utar Pradesh vuan nga gjendja e njohur si Neurofibromatosis, transmeton KosovaPress.

Ajo e ka lënë pa gjysmën e buzëve, me një vesh dhe një sy.

Chand insiston se ai nuk brengoset nga njerëzit që tallen me pamjen e tij.

Sëmundja e ka prekur para 20 vjetësh dhe mjekët e kanë këshilluar të heqë tumoret, por ato janë shumë të dhimbshme.

Ai jeton me vajzën e tij dhe dy nipa e mbesa.

Neurofibromatosis është gjendje e cila prek një në 3.000 njerëz në Britani të Madhe. Ajo shkaktohet nga mutacioni gjenetik që prek rritjen e indeve të nervave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews