Ballina Argëtim Showbiz Dua Lipa përshendet shqiptarët nga finalja e Kievit

Dua Lipa përshendet shqiptarët nga finalja e Kievit

Finalja e Uefa Champions League në Kiev mbrëmjen e sotme do të ketë edhe pak arome Shqipërie.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të përformoje në spektaklin para fillimit të finales në stadiumin Olimpik të Kievit, një arritje jo e vogël kjo në karrierën e saj që po njeh një zhvillim të shpejte kohët e fundit.

Por prania e Dua Lipës në përgatitjet e fundit para finales se sotme, në stadiumin e Kievit ka përkuar me të qënit në këtë impiant edhe të gazetareve dhe analisteve të Tring dhe Vizion Plus, Andi Nuraj, Envi Hicka dhe Jagert Dyrmishi.
Këngëtarja e talentuar nuk ka nguruar të përshendetet nga afër gazetarët tanë duke pozuar me shumë kënaqësi me ta.

Një atmosfere vërtet e bukur që sjell pak aromë Shqipërie në këtë ditë të madhe për futbollin europian të klubeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews