Ballina Aktualitet Kosovë Dita e parë e agjërimit të muajt Ramazan

Dita e parë e agjërimit të muajt Ramazan

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot ditën e parë të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ndërkohë, mbrëmë besimtarët kudo që janë, përfshirë ata në vendet e Ballkanit falën namazin e teravisë së parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi i teravisë është falur nëpër xhamitë e Shkupit, Tiranës, Prishtinës, si dhe në qytete të tjera të vendeve të Ballkanit me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve.

Në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup besimtarët të shumtë me lutjet e tyre falën namazin e teravisë, ndërsa xhamia ishte e mbushur plot.

Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, ndërsa edhe në xhamitë e tjera të Maqedonisë është falur namazi i teravisë së parë me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve.

Në xhamitë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë është falur namazi i teravisë së parë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.

Dhjetëra besimtarë muslimanë në Xhaminë e Pazarit të Ri në Tiranë kanë kryer ritet e tyre për faljen e teravisë së parë.

Xhamia e Madhe – Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë, ishte e mbushur me besimtarë të cilët kanë falur namazin e teravisë së parë.

Pas faljes së namazit të jacisë dhe leximit të librit të shenjtë Kuranit, rreth 200 besimtarë kishin mbushur Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e parë të teravisë.

Namazi i teravive falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë, duke filluar një mbrëmje para fillimit të agjërimit dhe duke mbaruar një mbrëmje para ditës së Fitër Bajramit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews