Ballina Aktualitet Lajme Dibër, për subvencione kanë aplikuar mbi 400 bujq

Dibër, për subvencione kanë aplikuar mbi 400 bujq

Më shumë se 400 bujq nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe rajoni i Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë, deri më tani kanë dorëzuar kërkesë për subvencione në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Arben Mulladauti, udhëheqës në Njësinë Rajonale, beson se numri i kërkesave do të jetë më i madh sepse jepet mundësi për aplikim edhe përmes rrugës elektronike.

Afati për dorëzimin e kërkesave, thekson ai, është vazhduar deri më 15 qershor, dhe shtohet se deri atëherë të gjithë bujqit e interesuar do të dorëzojnë kërkesë për mbështetje financiare dhe të gjitha informatat e nevojshme mund t’i marrin në Njësinë Rajonale ku bujqve u ndihmojnë dhe në plotësimin e kërkesave.

Vitet e fundit mesatarisht në vit, subvencione, kanë marrë rreth një mijë bujq me vlerë të përgjithshme prej rreth një milionë euro.

@tn.lajmelokale
@tetovanews