Ballina Bota Çfarë po ndodh? Për hërë të parë në 20 vjet Rusia shkurton...

Çfarë po ndodh? Për hërë të parë në 20 vjet Rusia shkurton shpenzimet ushtarake

Sanksionet perëndimore dhe recesioni i gjatë detyruan ushtrinë ruse të zvogëlojë shpenzimet për 20 përqind vitin e kaluar.

Kjo është tkurrja e parë e saj në pothuajse dy dekada, tha në një raport Instituti Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm.

Pavarësisht se Rusia tregoi muskujt ushtarakë në gjithë botën, me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, me mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës dhe me përfshirjen e saj në luftën në Siri qysh në vitin 2015, Moska është detyruar të shkurtojë shpenzimet ushtarake në një mënyrë që i vë në dyshim operacionet e ardhshme, thuhet në raport.

Sipas tij, Rusia tani është e katërta sa u përket shpenzimeve ushtarake, ndërsa në tre vendet e para janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Arabia Saudite.

Raporti po ashtu kujton se kjo është tkurrja e parë e shpenzimeve ushtarake të Rusisë qysh në vitin 1998, kur ekonomia ruse ka kolapsuar./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews