Ballina Bota Bill Gates thotë se Trumpi nuk dinte dallimin mes HPV-së dhe HIV-it

Bill Gates thotë se Trumpi nuk dinte dallimin mes HPV-së dhe HIV-it

Miliarderi dhe pronari i Microsoftit, Bill Gates ka thënë se presidenti Donald Trump në dy raste e ka pyetur nëse HPV-ja dhe HIV-i është e njëjta gjë.

“Dy herë kërkoi që të dinte dallimin mes HIV-it dhe HPV-së prandaj ia sqarova se janë gjëra të ndryshme dhe në të dy rastet ishte i habitur”, ka kujtuar Gates në një fjalim para stafit të Gates Foundation.

HPV-ja është një infeksion që më së shpejti transmetohet përmes marrëdhënies seksuale. Ka disa lloje të HPV-së dhe shumë prej tyre shkaktojnë lytha dhe kancer. Për këtë infeksion janë krijuar disa vaksina.

HIV-i është virus që dobëson sistemin imun. Shpërndahet përmes transfuzionit të gjakut dhe seksit të pambrojtur. Mund të transmetohet nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes dhe gjidhënies. Nëse nuk trajtohet, shndërrohet në AIDS. HIV-i asnjëherë nuk largohet nga trupi i njeriut, por mund të trajtohet përmes terapive.

@tn.lajmelokale
@tetovanews