Ballina Aktualitet Shqipëri Audio-përgjimi, Xhafaj: Nëse del i vërtetë dorëhiqem, nëse jo të ikë Basha

Audio-përgjimi, Xhafaj: Nëse del i vërtetë dorëhiqem, nëse jo të ikë Basha

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zgjedhur rrjetet sociale për të thyer heshtjen rreth zhurmës që ka shoqëruar gjithë këto kohë figurën e tij. Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj ka sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha duke i kërkuar këtij të fundit të japë dorëheqjen nëse ky audio-përgjim nuk do të rezultojë i vërtetë.

“E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”, shkruan Xhafaj në Twitter.

@tn.lajmelokale
@tetovanews