Ballina Argëtim Kuriozitete Asfalt me ngjyrë të bardhë për të absorbuar nxehtësinë (VIDEO)

Asfalt me ngjyrë të bardhë për të absorbuar nxehtësinë (VIDEO)

Në përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike, qyteti i Los Anxhelosit po përdorë një metodë të re të habitshme – duke mbuluar rrugët e saj me një shtresë të bardhë, e njohur si CoolSeal. Ajo shpërndahet në asfalt përmes kamionëve. Los Anxhelos, ashtu si shumë qytete të tjera moderne, është e rrethuar me mijëra kilometra asfalt.

Asfalti më ngjyrë të errët thith 80-95 % të rrezeve të diellit, duke ngrohur jo vetëm rrugët, por edhe tërë zonën përreth shkruan IndeksOnline.

CoolSeal, është bërë nga një kompani e quajtur GuardTop, ndihmon për të reflektuar rrezet diellore jashtë asfaltit, në mënyrë që më pak nxehtësi të absorbohet. Dhe sipas Byrosë së Shërbimeve të Rrugëve, rrugë e L.A që kanë përdorur ngjyra CoolSeal, janë 10-15 gradë mesatarisht më të ftohta se rrugët L.A. që nuk kanë përdorur atë.

Duke ftohur ajrin e ambientit, asfalti me ngjyrë të bardhë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me ngrohjen. Reflektimi i saj i lartë mund të kursejë energjinë e nevojshme për të ndriçuar rrugët dhe parkingjet kur dielli fillon të largohet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews