Ballina Kronika Arrestohen pesë pjesëtarë të një bande dilerësh droge nga Prilepi dhe Tetova

Arrestohen pesë pjesëtarë të një bande dilerësh droge nga Prilepi dhe Tetova

SHPËRNDAJE

Në aksionin e përbashkët të MPB-së dhe Prokurorisë për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar, është arrestuar një bandë dilerësh droge. Si rezultat i këtij aksioni pesë persona nga Maqedonia arrestohen, ndërsa i gjashti person i arrestuar është nga Serbia.

“Gjatë vitit 2017 në territorin e Republikës së Serbisë janë konfiskuar 128 kilogram dhe 670 gram marihuanë si dhe 440 gram kokainë dhe 1330 gram përzierje, të cilat ky grup ka dashur që t`i transportoj në Republikën e Maqedonisë dhe Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski në pres konferencën e sotme.

Pas masave operative, dje në bazë të urdhrit të Gjykatësit me procedurë paraprake janë kryer kontrolle në disa lokacione edhe atë në rajonin e Tetovës dhe Prilepit me qëllim arrestimin e personave të grupit si dhe sigurimin e dëshmive materiale rreth transporteve të organizuara të kokainës dhe marihuanës.

“Kështu që në korniza të hulumtimit kriminalistik janë siguruar dëshmi për dy transporte të drogës ku është realizuar bashkëpunim midis MPB-së dhe PTH të Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë. Në rastin e par është vërtetuar se personat N.D.(33) në Prilep dhe B.E.(43) në Tetovë, gjatë muajit shtator nga viti i kalur nga një person në Belgjikë janë furnizuar me rreth 0.5 kilogram kokain me çmim prej 25.000 euro dhe drogë të përzier. Për atë qëllim e kanë organizuar transportin ku kokainën e kanë vendosur në veturën Mercedes me targa nga Belgjika me qëllim që ta bartin nga Belgjika për në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Angelovski, transmeton Almakos.

Me 23.09.2017 në dalje nga Republika e Serbisë ( vendkalimi kufitar në Preshevë), nga ana e zyrtarëve policor serb dhe doganierëve është ndalur vetura e tipit Mercedes me targa nga Belgjika e drejtuar nga N.D., pas së cilës i njëjti ia ka dhënë vrapit, ilegalisht e ka kaluar kufirin dhe është futur në Republikën e Maqedonisë. Pas kryerjes së kontrollit të veturës janë gjetur dy pako me drogë kokainë prej 440 gram dhe drogë të përzier prej 1330 gram. Mjetet për furnizimin e kokainës sipas instruksioneve të N.D. janë kryer nga ana e E.A.(35) nga Prilepi për personin nga Belgjika.

Në korniza të rastit të dytë, është vërtetuar se personi J.I.(41) nga Tetova është furnizuar me drogë marihuanë, e ka ruajtur në territorin e Kosovës, ku bashkërisht me personin A.M.(53) nga Tetova e kanë vendosur në veturë. Pastaj, J.I. e ka angazhuar personin I.I.(70) nga Tetova që ta transportoje marihuanë për një shumë të caktuar nga Kosova për në Republikën e Serbisë.

Me 20.12.2017 nga ana e zyrtarëve policor në Republikën e Serbisë, në afërsi të Hanit të Vladicinit, është ndaluar TMV me targa nga Tetova e drejtuar nga I.I. ku, pas kryerjes së kontrollit në rezervar janë gjetur 131 pako me marihuanë. Pas kryerjes së ekspertizës është vërtetuar se bëhet fjalë për marihuanë që peshon 128 kilogram e 670 gram. Nga ana e MPB-së do të ngritet padi penale kundër personave N.D., J.I., A.M., E.B. dhe I.I. për kryerjen e veprës penale lëshim në përdorim të drogave, ndërsa për E.A. në lidhje me kryerjen e veprës penale ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale.