Ballina Aktualitet Lajme Arrestohen katër shqiptarë, trafikonin kanabis nga Athina

Arrestohen katër shqiptarë, trafikonin kanabis nga Athina

Policia greke thotë se ka asgjësuar një grup që kishte organizuar transportimin e një sasie droge nga Athina për në Patra, ku do të trafikohej.

Në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë, të moshës 37, 33 dhe 28 vjeç, si dhe një femër me moshë 26 vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me 33 vjeçarin, ndodheshin në një makinë që lëvizte në aksin Athinë Patra, ndërsa makina tjetër që drejtohej nga 37 vjeçari kishte rolin e pararojës.

Kur ata mbërritën në qytezën e Rios, në makinën e dytë hipi dhe 28 vjeçari dhe të gjithë bashkë shkuan në një vend afër parkingut të spitalit, ku fshehën midis shkurreve tre qese plastmasi.

Një skuadër e policëve kontrolluan aty dhe konstatuan se brenda qeseve kishte 11 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 9,05 kilogramë.

Skuadra tjetër arrestoi katër shqiptarët që sipas komunikatës së policisë tentuan të rezistonin, por pa rezultat. Gjatë kontrollit trupor të arrestuarve iu gjetën 890 euro dhe gjashtë telefona celularë që u sekuestruan, ashtu sikurse dhe dy automjetet.

Nga verifikimi i identitetit rezultoi se tre meshkujt e arrestuar ishin të skeduar nga policia për çështje që lidheshin me drogën dhe përdorimin e armëve./oranews/

@tn.lajmelokale
@tetovanews