Ballina Aktualitet Lajme Aksident në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë drejtuesi i kamionit

Aksident në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë drejtuesi i kamionit

Një person ka humbur jetën nga një aksident në “Rrugën e Kombit” mëngjesin e sotëm.

Viktima është drejtuesi i një kamioni, i cili ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Aksidenti ka qenë fatal për shoferin, i cili ka humbur jetën në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Kolsh.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews