Ballina Teknologji A po kërkon Facebook të diktojë përmbajtjen dhe kodin etik të mediave?

A po kërkon Facebook të diktojë përmbajtjen dhe kodin etik të mediave?

Facebook ka disa ditë që po njofton se do të bëjë ndryshime të mëdha në softin e vet sidomos për pjesën që ka të bëjë me privatësinë. Mike Schroepfer, shefi i operacioneve teknike të Facebook ka sqaruar se një ndër ndryshimet është fshirja e të dhënave që shkojnë më shumë se një vit në browser, çka i lejon përdoruesve të kenë garanci më shumë se jeta e tyre nuk do të jetë e ngarkuar në serverat e një kompanie.
Po kështu Facebook njofton se do të njoftojë përdoruesit për aplikacionet që përdorin në mënyrë që të kenë të drejtë të zgjedhin.

Më herët rrjeti social ka bërë të ditur se një nga objektivat e tij për vitin 2018 është kontrolli mbi gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme që përhapen përmes platforms. Për këto dy të fundit ka një debat shumë të madh sesi do të kryhet një gjë e tillë kur vlerëismi për shpifjen apo gjuhën e urrejtjes është atribut i gjykatës. Një debat i tillë është çuar përpara në Europë ku Facebook ka hasur më shumë probleme se gjetkë, ndërkohë që së fundmi një ndryshim i vënë re, qoftë edhe si testim pasi nuk shfaqet më, është kalimi i përgjegjësisë për përmbajtjen tek administratori i faqes. Siç shikohet në foton e këtij shkrimi në postimin e dy ditëve më parë shfaqet automatikisht një pyetje mbi përmbajtjen: a përmban apo jo gjuhë urrejtjeje shkrimi i postuar?

Vlerësimi i kërkohet administratorit çka është në thelb një kalim përgjegjësie. Njoftimi nuk shfaqet më dhe ndoshta është në fazë testimi. Por të kërkosh mendim për përmbajtjen është një nga format më të papërshtatshme edhe për arsye teknike. Nuk dihet si do të veprohet kur postimi i lajmeve në Facebook bëhet përmes aplikacioneve që funksionojnë të integruara me platformën. Në këtë rast postimi nuk ka parimisht autorësi, as përgjegjësi administrative pse appsi është pranuar nga Facebook si mjet shpërndarjeje. Në këtë kuptim administratori i një faqeje ka përgjegjësi për përmbajtjen në faqen e tij, ndërkohë që postimi në rrjet është automatik dhe një pyetje për përmbajtjen nuk do të kishte kuptim.

Ky është vetëm një shembull sesi varësia nga platformat sociale dëmtoi seriozisht median e cila në kërkim të audiencës ka bosh një hapësirë në internet e cila u zu nga platformat sociale që aktualisht po veprojnë me vendimmarrje të centralizuar për rregullat e shpërndarjes duke diktuar edhe përmbajtjen.
Në fund të fundit në atë që është interneti, i lirë dhe i hapur, është me përkufizim e pamundur të kufizosh dhe disiplinosh përmbajtjen e dikujt sa kohë që nuk ka legjislacion kombëtar të ushtrojë juridiksionin mbi çdo hapësirë ku hostohen faqet apo serverat. Në rastin e një platforme si Facebook mediat lejuan që përmbajtja e tyre, suksesi apo edhe kodi etik të diktohet nga një dorë e vetme, çka është dështim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews