Ballina Argëtim 8-vjeçari i shkrin të gjithë së qeshuri, përpiqet disa herë të përqafojë...

8-vjeçari i shkrin të gjithë së qeshuri, përpiqet disa herë të përqafojë Trump (Video)

Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes nga Presidenti Trump, transmeton BalkanWeb.

Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.

Ndërsa Presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte. Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.

Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews