Ballina Bota 734 mijë dollarë kokainë e fshehur në stomak

734 mijë dollarë kokainë e fshehur në stomak

Policia indiane ka nxjerrë me sukses 106 kapsula kokaine nga stomaku i një gruaja që po përpiqej ti kontrabandonte në vend.

Shtetasja nga San Paulo, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Delhi më 14 maj. Raportohet se ajo e ka kaluar gjithë javën në spital ku iu është dhënë laksativ në mënyrë që të rimerrnin kokainën.

Kokaina ka një vlerë prej 734.000 dollarë. Asaj i kishin premtuar 5000 dollarë për kryerjen e transportit të drogës.

Policia beson se 25-vjeçarja i ka gëlltitur kapsulat në Sao Paulo, Brazil dhe më pas iu ishin dhënë udhëzime për t’ia dorëzuar një shtetasi nigerian në Delhi.

Zyrtarët e departamentit të narkotikëve i thanë gazetës Hindustan Times se ky ishte numri më i madh i kapsulave të kokainës që ata kishin nxjerrë ndonjëherë nga trupi i një personi./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews