Ballina Kronika 24-vjeçari nga Librazhdi vjedh paratë në Xhaminë e Tetovës

24-vjeçari nga Librazhdi vjedh paratë në Xhaminë e Tetovës

Dje rreth orës 21.00, 28-vjeçari K.K. nga Tetova, ka paraqitur rastin se dy orë më herët, në oborrin e xhamisë Tabhane, e cila gjendet në rrugën “Mirçe Acev” në Tetovë, ka vërejtur një person të panjohur me sjellje të dyshimtë

Pasë kryerjes së kontrollit në kasafortën e xhamisë, e cila ka qenë e hapur, ka konstatuar se mungojnë paratë edhe atë diku prej 3000 deri 8000 denarë.

Më vonë personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor, deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku edhe do të shqiptohen padi adekuate. Bëhet fjalë për shtetasin e R.Shqipërisë A.A. 24-vjeç nga qyteti i Librazhdit./TetovaSot/

Loading...