Ballina Jetë & Stil 12 ligjet e Karmës që do të ta ndryshojnë jetën tënde

12 ligjet e Karmës që do të ta ndryshojnë jetën tënde

Karma është ligji i shkakut dhe pasojës, një ligj i pathyeshëm i universit. Veprimet e tua krijojnë të ardhmen tëned. Arsyeja se pse fati yt është i panjohur, është sepse ti ke vullnet të lirë dhe prandaj e ardhmja jote nuk mund të shkruhet paraprakisht. Kjo nuk do të ishte e drejtë. Jeta të jep mundësi. Kjo është një nga ato.

Karma është një koncept abstrakt për shumë nga ne. Për të ka plot informacione të panevojshme dhe duhet kuptuar se ky koncept nuk është fetar. Ndaj ne e menduam të nevojshme t’ju sillnim një material për t’ju treguar më tepër mbi konceptin e Karmës. Më poshtë do të lexoni 12 ligjet e Karmës që do të mund të ndryshojnë jetën tënde:

1.Ligji i Madh: “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”.
Ajo që shpjegon Ligji i Madh është se mendimet dhe veprimet tona kanë pasoja, të mira ose të këqija. Nëse ne dëshirojmë paqë, dashuri dhe harmoni në jetën tonë, duhet t’ia falim të tilla gjëra të tjerëve. Ky njihet ndryshe edhe si “Ligji i Shkakut dhe i Pasojës”. Energjia që ne shpenzojmë ka një pasojë, të menjëhershme ose jo.

2.Ligji i Krijimit: “Ai që ne dëshirojmë, vjen me pjesëmarrje”.
Jeta që ne shohim përreth, është krijuar nga qëllimi i dikujt. Ndërkohë që jemi një me universin, qëllimet tona përcaktojnë evolucionin e krijimit. Ndërkohë që ato që na rrethojnë bëhen pjesë e jona, është përgjegjësia jonë që t’i zgjedhim gjërat që na rrethojnë në përputhje me dëshirat tona.

3.Ligji i Përulësisë: “Refuzo të pranosh se ajo që ekziston, do të ekzitojë po njësoj”.
Pranimi është një virtyt në shumë sisteme besimi. Ne duhet t’i pranojmë situatat e së tashmes me qëllim që t’i ndryshojmë ato. Nëse përqëndrohemi tek gjërat negative në vend që të bëjmë ndryshme për ta ndryshuar negativen, ne përfshihemi në diçka që do të ketë zero rezultate pozitive.

4.Ligji i Rritjes: “Rritja jonë është mbi çdo rrethanë tjetër”.
Personi i vetëm mbi të cilin kemi kontroll, është vetja jonë. Veprimi pasues i qëllimit tonë do të sjellë rrethana pozitive ose negative në jetën tonë. Ndryshimi i vërtetë do të ndodhë, nëse ne zotohemi të ndryshojmë atë çfarë kemi në zemrën tonë.

5.Ligji i Përgjegjësisë: “Jeta i përket veprimeve tona, asgjëje tjetër”.
Kur ka trazirë në dukje në jetën e dikujt, ka trazirë edhe përbrenda tij. Pra, nëse ne dëshirojmë të ndryshojmë jetën tonë, duhet të ndryshojmë mendjen tonë dhe ato çfarë na rrethojnë.

6.Ligji i Lidhjes: “Çdo gjë në univers është e lidhur me diçka tjetër, më të madhe apo më të vogël”.
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jonë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndaj, ne duhet të përpiqemi për t’i ndryshuar këto lidhje, nëse duam të arrijmë diçka ndryshe. Nuk ka hap të parë, të mesëm, apo të fundit për të arritur diçka. Janë të rëndësishëm që të gjithë.

7.Ligji i Përqëndrimit: “Askush nuk mund të përqëndrohet dot në më shumë se një gjë të vetme”.
Duke u mbështetur në rritjen tonë shpirtërore, ne s’mund të pretendojmë të rritemi shpirtërisht, nëse kemi mendime negative në mendjen tonë. Ne duhet të përqëndrohemi plotësisht në ato që duam të arrijmë, duke e ushqyer veten tonë me ato mendime.

8.Ligji i Mikpritjes dhe i Dhënies: “Duke treguar vetëmohimin tonë, tregojmë edhe qëllimet tona të vërteta”.
Ajo që ne pretendojmë se besojmë, duhet të përfaqësohet me veprimet tona. Vetëmohimi është një virtyt, vetëm nëse ne i bëjmë qejfin diçkaje përveç vetes sonë. Pa pasur një natyë altruiste, është e kotë të pretendojmë rritje shpirtërore.

9.Ligji i Ndryshimit: “Historia përsërit vetveten, derisa të vendosësh ta ndryshosh”.
Përpjekja me vetëdije për ta ndryshuar të shkuarën është e vetmja mënyrë për ta ndryshuar atë. Historia do të vazhdojë të përsëritet, derisa të njohë një energji pozitive që do të kërkojë ta ndryshojë atë.

10.Ligji i Këtu dhe Tani: “E tashmja është gjithçka që kemi”.
Të shohësh në të shkuarën në mënyrë të penduar dhe në të ardhmen me pesimizëm do të thotë të humbasësh mundësitë e së tashmes. Mendimet e së shkuarës shpesh ndikojnë negativisht në mundësitë që kemi për t’u vetëpërmirësuar.

11.Ligji i Durimit dhe Shpërblimit: “Asgjë me vlerë nuk është krijuar për një person me natyrë të paduruar”.
Shpërblimet tona arrihen vetëm përmes durimit dhe këmbënguljes, përmes asgjëje tjetër. Shpërblimet nuk janë rezultati përfundimtar. Kënaqësia e vërtetë arrin vetëm nga të diturit se po bën gjënë e duhur në kohën e duhur dhe me përpjekjet e tua maksimale. Ky është shpërblimi më i madh.

12.Ligji i Domethënies dhe Frymëzimit: “Shpërblimi më i mirë është diçka që ndikon në gjithçka”.
Rezultati përfundimtar ka vlerë më të ulët, nëse lë shumë pak ose nuk lë asgjë prapa. Energjia dhe qëllimet janë komponentët më të rëndësishëm që përkufizojnë rëndësinë e një rezultati përfundimtar. Në mënyrë ideale, dashuria dhe pasioni marerializojnë qëllimin e dikujt që kërkon të lërë një përshtypje afatgjatë në shumë persona të tjerë. / bota.al

Loading...